Valdeta Dulahi
“Shqipëria Fantastike” Ibrahim Kodra, 1997
Këndo!
Mos ki më turp nga Lahuta,
(n’dorë t’huaj tingulli i saj nuk do të turpërojë).
Moti varur n’tel
këngët kreshnike t’pluhurosura kishim.
Pastaj ulu vajtoje me vaj Ajkune.
Thirr n’kupë t’qiellit në emër të gjakut që të ngjizi.
Thirr në emër të gjakut që të dha emër.
Në emër të gjakut që të dha hise nga hisja e tij.
Thirr se gjaku që të ngjizi
nuk të ngjizi të shkelësh mbi të.
Thirr se gjakun që të dha emër
nuk të emërtoi të mohosh veten.
Thirr se gjaku që të dha hise
nuk e bëri që ta përbuzësh atë.
Thirri gjakut
do të shohësh se nuk është ujë!