PanAlbanica ka zënë fill si një rrjet njerëzish, botëkuptimet e të cilëve nuk ravijëzohen nga kufijtë, çfarëdo qofshin ata. Thelbi i këtij rrjeti është të menduarit jashtë mureve të vendosura artificialisht në hapësirë dhe në kokat tona njëkohësisht. Andaj, motoja jonë është “Pa kufij në kokat tona”. PanAlbanica është një agorë përsiatjesh e debatesh, që do të përpiqet të japë një dorë në shembjen e këtyre mureve në botën e rrjetëzuar e tejet të ndërvarur në të cilën jetojmë sot. Që nga 17 janari 2016, PanAlbanica ka agorën e saj ku shpërfaqen përtejkumtet, përsiatjet, analizat me tejqyrë e shëmbëllimet për mbrothësinë kombëtare pa kufij në kokat tona.

Rrjeti PanAlbanica është një gur më shumë në ndërtimin e idesë së shqiptarizmës bashkëkohore. Është ky një projekt modest yni, që mendojmë dhe besojmë njëlloj në kauzën tonë kombëtare. More info relating to pokies online.

PanAlbanica është një rrjet jofitimprurës dhe mbështetet nga vetë anëtarët e saj, e që janë:

Të gjithë ju që konsideroni se ne po mendojmë kthjellët në këto kohë të turbullta, e që edhe ju mund të bëheni një vegëz më shumë e këtij rrjeti, na shkruani: