Të nderuar dashamirë dhe dashakeqë, Sonte e fillojmë prodhimin hyrës të asaj që shpresojmë të pasojë, nga ekipi i “Të Përhiturit”. Kjo është njëra nga mënyrat se si do të komunikojmë me ju, ndoshta do të ndryshojë, ndoshta jo, s’është punë për ju, mirë?! Sa për fillim na duhet përkrahja juaj e mëpastaj shohim e bëjmë… Jo, jo, po bëjmë shaka! Sigurisht që gjithmonë do të na duhet… Shijojeni dhe shpërndajeni, pëlqejeni, dashurojeni, befasohuni, komentoni, (vetëm lëvdata, mos na lodhni me kritika), cicërojeni, ricicërojeni e kështu me radhë… Shumë dashuri…

Të Përhiturit