Rikthimi në gjeopolitikë
Tuesday, 26 January, 2016
Historiku i futbollit dhe topi në Tetovë
Sunday, 31 January, 2016

S’kemi pasur vetëm orë të mira1 minuta lexim

Vjollcë Berisha

Autor


S’kemi pasur vetëm orë të mira

 

Nuk kemi pasur vetëm orë të mira, i dashur.

A s’të bie ndërmend si e çartëm ndonjë ditë

Si ia ngritëm flokët përpjetë

E bëmë t’i grithë faqet e veta?!

Si i futëm disa orë të jetës në një park lodrash

I rrotulluam derisa ua morëm mendtë

Pastaj i lëshuam të ecnin të lira

Dhe fshehtazi u zbavitëm me rënie-ngritjet e tyre?!

 

A s’të bie ndërmend, i dashur, si e kryqëzuam natën

Dhe s’deshëm t’ia dinim

Kur i kaluam kaq orë në të njëjtën dhomë

Pa u përqafuar.

Si e detyruam lëkurën të bëjë jetë asketi për javë të tëra

Dhe qeshëm kur ajo vuante?!

 

U grindëm, i dashur, dëshirës ia mbyllëm me dorë

Gojën dhe hundën derisa dha shpirt.

Pastaj e qamë.

Pastaj u mësuam ta ringjallim.

E deshëm, e mbajtëm mirë,

Pa erdhën ato ditë të lojtura, u grindëm, e vdiqëm.

 

Nuk kemi pasur vetëm orë të mira, i dashur.

(Visited 2 times, 1 visits today)
Share This