Lindur femër…
Thursday, 26 May, 2016
Reflektime kombëtare pas një loje futbolli
Monday, 20 June, 2016

Shqipëria, kjo «mace e zezë» për francezët3 minuta lexim

Bujar Sinani


 

“Kjo do të jetë një ndeshje e ndërlikuar. E njohim mirë kombëtaren shqiptare, cilësitë dhe dobësitë e saj. Është një ekip shumë kompakt, i cili mbrohet mirë dhe që di të luajë me topin”.

 

E radhitur në pozitën e 42-të në klasifikimin e FIFA-s, në aspektin teorik, Shqipëria mund t’ia kishte zili Francës për shumë gjëra, këtu përfshirë trofetë e fituara apo edhe lojtarët të cilët aktivizohen me ekipet më të mira evropiane. Në gjashtë ndeshjet e realizuara kundër Francës, Shqipëria ka pësuar në katër takime, edhepse në dy ndeshjet e fundit, avantazhi i ka takuar ekipit tonë kombëtar.

E radhitur në vend të dytë në grupin e parë kualifikues, me 4 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje, Shqipëria e tregoi qysh në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian, se nuk është aty rastësisht. Duke u mbështetur mbi një mbrojtje me përvojë  dhe te një repart mesfushe i cili është mjaft solid, seleksionuesi italian i kombëtares, Xhani De Biazi, ia doli që ekipin tonë kombëtar ta kualifikojë për EURO 2016, duke e shkruar kështu historinë e futbollit shqiptar. Për Shqipërinë dhe shqiptarët, kjo është një arritje e madhe, ndërsa për këtë arritje, strategut italian iu dha edhe shtetësia shqiptare.

Me një vendosje 4-1-4-1, ish trajneri i Udinezes ose Torinos, për pak sa nuk e eliminoi Zvicrën në ndeshjen e parë të Shqipërisë në Euro2016,  ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin Boller në Lens. Edhe përkundër largimit të Lorik Canës me karton të kuq që në minutën e 36-të, Shqipëria dëshmoi një agresivitet dhe lojë superiore karshi zvicerianëve. «Forca e Shqipërisë mbështetet mbi lojën ekipore dhe sensin e sakrificës» – pati deklaruar De Biazi fill pas ndeshjes.

 

Një ndeshje e “ndërlikuar”

Për francezët, ekipi shqiptar nuk është anonim dhe duke filluar nga ndeshjet përgatitore në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian, ata kanë qenë të paralajmëruar për cilësitë e kundërshtarit të tyre të sotëm. Që nga barazimi i parë në ndeshjen e luajtur në Ren në nëntor të vitit 2014, deri te disfata e pësuar në Elbasan në qershor të 2015-tës, seleksionuesi francez Didie Deshomp mesa duket nuk e ka gjetur akoma zgjidhjen përkatëse kundër formacionit shqiptar. Njëri ndër lojtarët e ekipit kombëtar francez, Musa Sisoko, dy ditë para ndeshjes pati deklaruar: «Kjo do të jetë një ndeshje e ndërlikuar. E njohim mirë kombëtaren shqiptare, cilësitë dhe dobësitë e saj. Është një ekip shumë kompakt, i cili mbrohet mirë dhe që di të luajë me topin».

Duke u bazuar te fakti se reparti sulmues i ekipit tonë kombëtar nuk është nga më të rrezikshmit, në letër, Franca teoretikisht do të duhej t’ia dalë pa problem në këtë takim. Megjithatë, dy ndeshjet e fundit miqësore me Francën dhe sidomos ndeshja e parë e Shqipërisë në Euro 2016 kundër Zvicrës, gjatë së cilës zhvilloi një lojë shumë të mençur, ngjallin shpresë për një rezultat pozitiv nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër i frikësojnë francezët. Nuk është e rastit që ata në mediat e tyre e kanë cilësuar Shqipërinë – një «mace të zezë».

 

 

(Visited 5 times, 1 visits today)
Share This