Për dashurinë dhe Grujën e parë…
Saturday, 16 April, 2016
Mirëmëngjesi nga Brukseli!
Thursday, 21 April, 2016

Pasaporta1 minuta lexim

Agim Vinca


 

 

Ma morën pasaportën.

Më thanë: ke qenë në Shqipëri.

Po, kam qenë, u thashë.

Pa vizë dalëse, më thanë.

Pa vizë dalëse, u thashë.

Ja vula «Qafasan», më thanë.

Qafëthanë, u thashë.

Më pyetën për arsyet.

Kam njëqind sosh, u thashë.

Kaq.

Më bënë gjyq.

E më dënuan paq.

Pastaj më morën në burg

e më futën në qeli.

Dhjetë ditë e dhjetë net rresht.

Që të vë mend, sigurisht.

Por, kot. Kot e kanë.

Gjykatës, policë e ç’janë.

Se unë, përsëri,

Ngado që të nisem do të arrij tek ti

Rrugë tjetër s’di

Shqipëri!

(Visited 5 times, 1 visits today)
Share This