Këngë arbëreshe
Thursday, 24 March, 2016
Kërkesa “Kosova – republikë” dhe mobilizimi i vitit 1981
Friday, 25 March, 2016

Pangrami shqip1 minuta lexim

Mensur Mamuti

Autor


 

GËNJEU RRETH ZGJEDHJEVE E U ZHDUK SA IU LEXUA QËLLIMI YNË, FUSHATA: “EC, HIÇ PA BORXHE”.

 

PANGRAMI është fjali holoalfabetike, apo fjalia e formuar me përdorimin e të gjitha shkronjave të alfabetit, të paktën një herë. Fjala PANGRAM rrjedh nga greqishtja dhe përbëhet nga dy fjalë: pan – çdo  dhe gramma – shkronjë. Gjatësia e pangrameve varet nga numri i shkronjave të një alfabeti. Për dallim nga gjuhët tjera, alfabeti ynë përmban tridhjetë e gjashtë shkronja, prandaj pangrami i ndërtuar në gjuhën shqipe është më i vështirë dhe si rrjedhojë e saj, fjalia është më e gjatë.

Pangrami më i njohur, pa dyshim, është ai në gjuhën angleze:

“THE QUICK BROWN FOX JUMPS OVER THE LAZY DOG”.

Pangrami i mëposhtëm, i sjellë për herë të parë në PanAlbanica është shtatëdhjetë e dy shkronjësh ka të bëjë me zgjedhjet:

“GËNJEU RRETH ZGJEDHJEVE E U ZHDUK SA IU LEXUA QËLLIMI YNË, FUSHATA: “EC, HIÇ PA BORXHE”.

Pangrami i vetëm që është hasur në gjuhën shqipe në internet, është ai i përbërë nga njëqind e njëmbëdhjetë shkronja, i botuar në vitin 2011 nga një autor me emrin Fatos:

“ZHAPIKU I GJELBËR NJOMZAK  NGA SHPORTA E VJETËR PREJ XUNKTHI  U HODH SI RRUFE  NË QIELL TË PASTËR, PRANË CA DRUVE TË ÇARË E XHAMAVE TË THYER”.

 Kjo mund të jetë edhe një ide që fjala pangram, e cila nuk ekziston në fjalorin tonë, të përfshihet në të, si një fjalë e re.

(Visited 8 times, 1 visits today)
 
Share This