Në tekstin paraprak thamë që pangrami është përpilimi i një fjalie me përdorimin e të gjitha shkronjave të alfabetit të paktën një herë (zanoret), ndërsa bashkëtingëlloret vetëm nga një herë.

Pangrami është gjimnastikë e vërtetë për trurin. Me ngacmim të ‘proceseve të fjetura’ të trurit mund të fitohen fjali interesante.

Pangram i përkryer quhet anagrami i alfabetit; përdorimi i të gjitha shkronjave vetëm nga një herë. Mirëpo, për shkak të disproporcionit në relacionin bashkëtingëllore – zanore (29:7), kjo gjë është e pamundur. Prandaj është i lejuar përdorimi i zanoreve më shumë herë.

Pangram i mirë është fjalia (që ka kuptim) e formuar me numër sa më të vogël të shkronjave. Mirëpo kjo nuk merret parasysh në raste kur fjalia, edhe pse ka më tepër shkronja, është më mirë e formuluar.

Pangrami i mëposhtëm, ashtu si ai i anglishtes: “THE QUICK BROWN FOX JUMPS OVER THE LAZY DOG”, protagonist e ka poashtu dhelprën.

Fjalia përmban 51 shkronja dhe është pangrami më i shkurtër në gjuhën shqipe deri tani.

 

pangram-51-dhelpra-cube

 

U propozojmë lexuesve që të formojnë pangrame dhe t’i dërgojnë në adresën tonë.

 

Mensur Mamuti

Mensur Mamuti, redaktor përgjegjës i rubrikës Gjë(ra)egjëza në PanAlbanica është inxhinier i Shkencave Kompjuterike dhe punon në UEJL, në sektorin për Dizajn dhe Multimedia. Që nga 1994 është redaktor kryesor i kuizit të diturisë, "Ramazani". Autor dhe botues i Revistës enigmatike "Rebusi". Autor dhe udhëheqës i programeve "Rebus-Bleta" dhe "Enigma" në radio të ndryshme në Tetovë. Gjatë viti 2004 ka qenë autor dhe regjisor i programit televiziv "Mix Age" në TVM. Që nga viti 2016 është redaktor përgjegjës i rubrikës enigmatike "Koha e lirë" në gazetën "Koha" që botohet në Shkup. Është autor i revistës "100 fjalëkryqe për 100 vjetorin", në 100-vjetorin e Pavarësisë.