Alternativa shqiptare e krizës – refleksion historik i padrejtësive
Thursday, 5 May, 2016
Ku është Ukshin Hoti?
Monday, 16 May, 2016

Elementet e rebusit2 minuta lexim

Mensur Mamuti

Autor


 

Rebuset paraqiten me anë të imazheve. Çdo imazh paraqet një pjesë të zgjidhjes.

Imazhet, zakonisht radhiten nga e majta në të djathtë, mirëpo ka edhe raste kur radhitja është e kundërt (rebusi palindrom). Në rastet e tilla imazhet lexohen drejt, ndërsa zgjidhja e rebusit bëhet nga ana e kundërt (lexohet së prapthi).

Mbi çdo rebus, në kllapa, gjenden numra (një apo më tepër), të ndara me presje; p.sh. (3,4). Kjo do të thotë se rebusi përbëhet prej dy fjalëve: fjala e parë përmban 3 ndërsa e dyta 4 shkronja.

Nëse në rebus paraqiten dy fotografi të njëjta, atëherë fjala që kërkohet është në shumës.

Në rastet kur nuk ka mundësi të fitohet rebus nga emrat e plotë të imazheve, atëherë mund të hiqen disa shkronja, edhe atë në fillim ose në fund të fjalës përkatëse.

Në rastet e tilla vendohet apostrofi, varësisht nga vendi ku hiqen shkronjat (para apo në fund të fjalës) dhe nga numri i shkronjave të hequra (për një shkronjë vendohet një apostrof, për dy shkronja, dy apostrofë…)

Nuk është e pëlqyeshme të vendosen shumë apostrofë.

Për rebuset e vështira vizatohen kutiza ndihmëse për shënim të zgjidhjes së rebusit.

Ka raste kur, bashkë me rebusin, jepet çelësi numerik ndihmës. Numrat e paraqitur te çelësi e tregojnë gjatësinë e fjalës (së imazhit) përkatëse.

Fotografitë, në rebus, mund të paraqiten në disa mënyra: mund të jepet vetëm fotografia dhe të kërkohet emri e mbiemri i personazhit, vetëm emri, vetëm mbiemri apo nofka e tij.

 

pellumbi

 

Zgjidhja e rebusit:

(lo)PË – LL – U MBI A – K – ROB – AT = PËLLUMBI AKROBAT

Rebusi në fotografi është i kombinuar me shkronja, apostrofë dhe figura. Poashtu, përveç kllapave ndihmëse, janë përfshirë edhe kutizat dhe çelësat ndihmës.

Figurat mund të kenë sinonime. P.sh. te rebusi i dhënë, termi që kërkohet është rob, mirëpo në rebuse tjera, atë mund ta emërojmë edhe si: i robëruar, peng, me pranga

Figurat mund të kenë interpretime të ndryshme. P.sh. shenjën “+” mund ta përdorim si: plus, e, edhe, dhe, me. E njëjta vlen edhe për shenjat tjera të pikësimit.

Gjatë përpilimit të rebuseve, veçanërisht të atyre me shkronja, mund të përdoren foljet, parafjalët, lidhëzat dhe pjesëzat (është, janë, në, nën, mbi, me, pa, për, pranë, sipër, lart, poshtë, anash. si, ka, s’ka…).

(Visited 8 times, 1 visits today)
 
Share This