Demaçi dhe Mandela
Wednesday, 21 September, 2016
Mësimi i atdhedashurisë për yllkat e fatosat
Tuesday, 4 October, 2016

Llojet e rebuseve2 minuta lexim

Mensur Mamuti

Autor


 

Rebuset mund të paraqiten në më tepër lloje dhe secili nga to i ka rregullat e veta të zgjidhjes.

 

Rebusi anagramor

Te rebusi anagramor, së pari zbulohen figurat, pastaj me shkronjat e atyre fjalëve formohen fjalë të reja.

Për ndihmë, zakonisht jepet çelësi numerik i figurave (fraza), që tregon gjatësinë e emërtimit të figurës si dhe çelësi i anagramit, që tregon radhitjen e shkronjave që merren nga figura.

rebusi-anagramor

Fraza:

4 (GJAHU). GJ=1, A=2, H=3, U=4.

1 (I). I=5

4 (PESHQ). P=6, E=7, SH=8, Q=9.

Zgjidhja: GJUHA SHQIPE

1 (GJ), 4 (U), 3 (H), 2 (A), 8 (SH), 9 )Q), 5 (I), 6 (P), 7 (E).

 

Rebusi përshkrues

Te ky lloj i rebusit problemi përshkruhet me fjalë dhe jo nëpërmjet të imazheve. Rebusi përshkrues shpesh paraqitet me vargje anagramore.

pershkrues

Zgjidhja: DASHURIA

trim delesh – DASH, barku bosh – URIA = sevdaja – DASHURIA

 

Rebusi palindrom

Te ky lloj i rebusit, figurat e dhëna lexohen drejt, ndërsa zgjidhja lexohet nga prapa (nga e djathta në të majtë).

Te rebusi palindrom nuk vlen rregulli i fjalëve (fjalive) palindrome, ku fjala apo fjalia lexohet njëjtë në të dyja anët.

rebus-palindrom

Fraza: AR, TEL
Zgjidhja: LETRA

 

Rarebusi

Zgjidhja e rarebusit bëhet me përdorimin e apostrofeve.

Prej fjalëve të fituara nga figurat e dhëna, hiqen po aq shkronja sa është numri i apostrofeve. Pastaj, shkronjat e hequra grupohen dhe shënohen në fund të zgjidhjes, të cilat, lexuar bashkë me grupin e shkronjave të mbetura, e japin zgjidhjen.

rarebus

Fraza: KAL(i), OR(a)
Zgjidhja: KALORia

 

Rebusoidi

Rebusoidi është i ngjashëm me rarebusin. Dallimi qëndron te renditja e fjalëve të hequra nga figura. Këtu shkronjat nuk grupohen, por radhiten menjëherë pas fjalës, nga e cila janë hequr ato shkronja.

rebusi-rama

Fraza: RA(ma), NA(to)
Zgjidhja: maRAtoNA

 

Rebus shkronjash

Rebusi i krijuar vetëm me përdorimin e shkronjave quhet Rebus shkronjash. Zgjidhja e këtij lloji të rebusit fitohet nga interpretimi i marrëdhënieve në mes të shkronjave. Në rebuset e tilla rol të rëndësishëm luajnë parafjalët: në, mbi, nën, për, te…

rebus-shkronjash

Zgjidhja e rebuseve:

  1. n’X (është) Ë, n’Ë (është) S = NXËNËS
  2. n’X (është) Ë, n’Ë (është)S, I = NXËNËSI
(Visited 10 times, 1 visits today)
 
Share This