Dimër
pa borë
ftohtë
pa akuj
veç
frymat e avujt
e ngrohtë
të tregojnë
se stinët e ngrohta
ende
janë larg.

Dimër
pa borë
male pa histori
që tregojnë
veç heshtje
dhe me forcën
e madheshtisë
duan te ruajnë
emrin e tyre.

Qytete,
njerëz
të pafjalë
që si pertacorë,
në vend të pemëve,
ngjisin
nëpër kulte,
piedestale,
karrige,
skena …
… e kur bien…

O jo!

Nuk dua ta mendoj ketë
Le të vazhdojë dehja
Me verë të ngrohtë
Sepse jashtë bën ftohtë
Edhe pse pa borë,
është dimër
i fortë!