Agora është rubrika ku përballen mendimet e ideologëve, personaliteteve, politikanëve dhe autoriteteve shkencore shqiptarë e të huaj, mbi tema të rëndësisë kombëtare. Këtu do të shpalosen edhe mendimet, idetë dhe qasjet e përbashkëta të ekipit të PanAlbanica-s përkitazi me këto çështje. Ku janë pikëtakimet? Ku janë dallimet? Kah shkon çështja kombëtare shqiptare? Këto janë disa nga dilemat që do të qartësohen për të ecur përpara, gjithmonë duke shikuar nga e kaluara, duke vepruar në të tashmen dhe duke menduar për të ardhmen.