Geert – Hinrich Ahrens 

Diplomat gjerman i Grupit të punës për pakicat i konferencave për Jugosllavinë

  • “Historia e kësaj hapësire duhet parë në kontekstin e Kosovës” në Diplomaci mbi tehun e thikës, Tiranë: 2010, f. 274
  • “Problemi i shqiptarëve në Serbinë Jugore është i lidhur ngushtë me problemin e Kosovës” Ibid. f. 280

 

 

***

 

Bob Churcher

Studiues anglez në Conflict Studies Research Centre (Qendra hulumtuese për studime të konflikteve), në një raport të vitit 2002 botuar nga Akademia e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, për Luginën e Preshevës kishte përdorur termin Kosovë Lindore.

  • “Shkaku (i konfliktit 1999-2001) duhet të shikohet në suaza të kufijve aktualë dhe jo si çështje e të drejtave të njeriut dhe daton që nga pushtimi serb i territorit të banuar me shqiptarë i cili në vitet 1879 dhe 1912 i përkiste Perandorisë Osmane. Në këtë kohë veçse ekzistonin dallime etnike sllavë/shqiptarë, dhe ato u rritën në një pakënaqësi shqiptare e të qenurit të sunduar nga sllavët në atë që ata e shihnin si atdhe të tyre. ”

Kosovo Lindore/Preshevo 1999-2002 & The FYROM Conflict, Bob Churcher, Conflict Studies Research Centre, March 2002, f. 1

  • “Kjo nga ana tjetër lidhet me ambiciet ekspansioniste serbe të shekullit të nëntëmbëdhjetë, që ngjasonin me ato të Bullgarisë dhe Greqisë, (përkundër ideve të shqiptarëve për të mbetur në kuadër të Perandorisë së reformuar Osmane për shkaqe të religjionit, mbrojtjes etj.)”

Kosovo Lindore/Preshevo 1999-2002 & The FYROM Conflict, Bob Churcher, Conflict Studies Research Centre, March 2002, f. 1

  • “Duke qenë në zonat më të skajshme të Ballkanit jugor të banuar me shqiptarë dhe sllavë/serbë, konflikti i Preshevës mishëron tërë konfliktin sllav/serb kundrejt shqiptarëve në Ballkan, ndoshta edhe fundin e ekspansionit sllav në Ballkan që daton që nga kohët bizantine.”

Kosovo Lindore/Preshevo 1999-2002 & The FYROM Conflict, Bob Churcher, Conflict Studies Research Centre, March 2002, f. 2

  • “Politika e tashme ndërkombëtare e ngatërresave me zgjidhje të pjesshme për të drejtat e pakicave që duken tërheqëse është e destinuar të dështojë , kur kanë të bëjnë me popuj të cilët nuk e shohin veten e tyre si pakica.”

Kosovo Lindore/Preshevo 1999-2002 & The FYROM Conflict, Bob Churcher, Conflict Studies Research Centre, March 2002, f. 21

  • Qëndrimi i përgjithshëm në mesin e shumicës së policisë serbe, dhe në të vërtetë edhe në mesin e shumicës së serbëve lokalë, duket të ketë qenë se “shiptar” (shqiptar) ishte një lloj qytetari i padëshirueshëm i rendit të dytë. Pas humbjes së Kosovës, duket se ekziston një ndjesi e përhapur se zgjidhja më e mirë për problemin e mbetur “shqiptar” do të ishte ose të dëbohen ose të frikësohen që t’i bësh të ikin.”
  • “Problemi kryesor në komunat e Preshevës është sundimi i pakicës lokale serbe mbi shumicën shqiptare lokale e cila mbetet afër me fqinjtë e saj shqiptarë në Kosovë. Kundërshtimi serb dhe i Bashkësisë ndërkombëtare për çfarëdolloj autonomie bazohet në kufijtë të cilët janë krijuar vetëm para ca dekadash dhe të cilët madje edhe sot kanë shumë pak vlerë në mendjet e shqiptarëve lokalë.”

 

***

 

Miranda Vickers

Studiuese angleze dhe eksperte për Ballkanin

Wall Street Journal 24 mars 2000

“Kriza e Preshevës ishte e lidhur ngushtë me dështimin e bashkësisë ndërkombëtare në Mitrovicë, dhe se shfaqja e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit ishte në të vërtetë tregues për probleme më të gjera që përfshinin këtë pjesë të Ballkanit. Vickers tregon që “Përleshjet në Luginën e Preshevës përkojnë me nivelin në rritje të dhunës në qytetin e ndarë të Mitrovicës në Kosovë. KFOR-i francez ka lejuar që serbët ta ndajnë vërtet qytetin, kurse me anë të një procesi të ngadaltë paqëtimi që filloi në verë 1999 dhe arriti kulmin në shkurt 2000, NATO-ja ushqeu dyshimet shqiptare se Sllobodan Millosheviqi po përgatitej tëia aneksonet Serbisë Kosovën veriore.”

– nga “Çështja shqiptare – riformësimi i Ballkanit”, Tiranë-New York, 2007